Master i Shkencave/Master Profesional

Master i Shkencave/Master Profesional

ARKITEKTURË

ARKITEKTURË              

Programi i studimit ka si objektiv të përgatisë të diplomuar me aftësi dhe kompetenca projektuese në sektorin e arkitekturës dhe të transformimit të ambienteve, duke krijuar një figurë arkitekti sipas standarteve të direktivave evropiane të fushës, i aftë të kombinojë kulturën humane dhe kompetencat tekniko-shkencore, në gjendje që të menaxhojë tërë fazat e proçesit projektues.   

Informacion mbi programin e studimit

Programi i studimit në Arkitekturë zhvillohet si një cikël unik 5-vjeçar dhe përmban 300 kredite (ECTS). Viti akademik realizohet në dy semestre, gjatë të cilëve zhvillohen leksione e veprimtari projektuese. Dy vitet  vitet e para i dedikohen kryesisht formimit bazë. Në këtë periudhë studenti duhet të kuptojë elementet kryesorë të projektimit arkitektonik, të ndërtimit, historinë  e arkitekturës e teknikat e stabilitetit të ndërtesave. Në tre vitet në vazhdim, studenti merr nocionet mbi instrumentet teoriko-teknike të projekteve, të ndërtimeve arkitektonike e të restaurimit të monumenteve. Gjatë programit të studimit organizohen seminare tematike të avancuara, sipas zgjedhjes personale të studentëve. Studimet përfundojnë me diskutimin e një teme diplome, që do të jetë një punim origjinal mbi faza të ndryshme të projektimit. 

Profili Profesional

I diplomuari në Arkitekturë mund të zhvillojë aktivitete si projektues i lirë në formë autonome ose i asociuar, të drejtojë e të bashkëpunojë në zhvillimin e projekteve të studiove profesionale, në zyrat teknike të ndërmarrjeve të ndërtimit, të koordinojë projekte pranë institucioneve publike ose pranë strukturave private që operojnë në promovimin dhe menaxhimin e ndërhyrjeve në sektorin e ndërtimit ose të ambientit. 

Dekani 

Prof. Fabio Capanni (CV) 

Elenco Pubblicazioni_180131.dotx

PLANI STUDIMIT