Evente/lajme

“Marrëdhënien profesor - student e mendoja pak të vështirë dhe të largët, por në përfundim të vitit të parë e them me bindje se në UKZKM ndodh e kundërta. Duke qenë e vetëdijshme që profesorët janë njerëz të realizuar në jetën e tyre profesionale dhe akademike, prisja të kisha përballë figura të ftohta. Por sot jam e befasuar, profesorët tanë janë të thjeshtë e sillen me mjaft modesti ndaj nesh (studentëve) dhe që prej ditës së parë të shkollës na kanë quajtur si kolegët e tyre”.

Kelia Sila sapo ka përfunduar vitin e I-rë në Programin e Studimit të Arkitekturës. Ajo tregon sesa i rëndësishëm është në universitet raporti midis profesorit e studentit dhe sesa motivues dhe frymëzues është për një student, trajtimi si i “barabartë” nga docentët e tij.  

19 vjeçarja veçon gjithashtu programin e studimit dhe metodikën në mësimdhënie që sjell stafi akademik i Universitetit të Firences.  

“Ekziston një lidhje logjike midis lëndëve, ndaj kemi mundësinë që t’i shprehim idetë në disa forma, siç janë: skicimi, prezantimi grafik, projektimi dhe ndërtimi i maketeve. Na kanë mësuar të vlerësojmë hitorinë e arkitekturës dhe të punojmë në grup edhe me klasat e viteve të tjera. Arkitektura nuk është vetëm teknikë, por është edhe art, prandaj për mua në universitet duhet të formohesh, por edhe të pasurohesh shpirtërisht”.

 Kelia Sila, studente e vitit të parë, Arkitekturë,

Revista "Pontes", (Korrik, 2018), f.10