Evente/lajme

Rikthehen Leksionet e Hapura të Arkitekturës në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Takimi i radhës “Mjeshtrit e periudhës moderne” me Ezio Godoli-n, profesor i Historisë së Arkitekturës në Universitetin e Firences në Itali, do të shtrihet përgjatë dy ditëve, 14 dhe 15 dhjetor, ora 14.30.

Aktiviteti synon të sjellë në vëmendje veprat dhe risitë e dy prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të arkitekturës bashkëkohore. “Stinët e shumta të Le Corbusier” dhe “Mies Van Der Rohe, nga Europa në Amerikë” titullohen leksionet me të cilat do të vijë Prof. Godoli, një ndër studiuesit më të famshëm italian të arkitekturës të 1900-ës.

Cikli i Leksioneve të Hapura, që mbahet në ambjentet e UKZKM-së do të vijojë përgjatë vitit akademik, me të ftuar të njohur të sektorëve të arkitekturës dhe me tematika interesante, për studentë dhe profesionistë të fushës.