Shtëpia e pritjes: një vend ku idetë përballen.
Bashkë me fillimin e veprimtarisë së Universitetit është bërë i domosdoshëm edhe ndërtimi i një shtëpie pritjeje për pedagogwt që vijnë nga Italia (sot janë rreth 400 në vit). Struktura e re përbëhet nga 30 dhoma, të realizuara me gjithë komoditetin dhe teknologjinë e nevojshme për një qëndrim të këndshëm.
Pikën e fortë të kësaj nisme e përbën mënyra e bashkëjetesës që gjallëron personat dhe që karakterizohet nga një shpirt bashkëpunimi dhe komunikimi. Momenti më i bukur në shtëpinë e pritjes është momenti i darkës kur docentët – të ardhur nga Universitete të ndryshme italiane – takohen për darkën dhe kështu kalojnë së bashku disa orë. Rezultat i gjithë kësaj është një eksperiencë e vetme në llojin e saj, që mundëson takimin mes personave dhe krijon një klimë të vërtetë prej “universitas”.
Shtëpia e pritjes është mundësuar me bashkëpunimin e arkit. Fernando Forte, Andrea Bonazza e Rita Shiroka, kurse ndërtimi është mundësuar nga ndërmarrja “Legnopiucase”, e cila ka përdorur teknologji të përparuara për kursimin e energjisë.



