Rektori

Rektori i Universitetit ZKM, prof. Paolo Ruatti mbulon funksionin e rektorit nga viti 2006, duke zëvendësuar prof. Cesare Romitin.
Ai ka lindur në 1940 në Terzolas (Provinca autonome e Trentos) dhe i përket Kongregatës së Bijve të Zojës së Papërlyer, në të cilën është edhe zëvendës drejtues i përgjithshëm.
Pasi ka mbaruar të mesmen në liceun klasik “Ennio Quirino Visconti” Romë, ka kryer, në po të njëjtin qytet, studimet në Mjekësi dhe Kirurgji pranë Universitetit Katolik të Zemrës së Shenjtë, ku është specializuar në Klinikën Dermosifilopatike, në Onkologji dhe në Higjenë e Mjekësi parandaluese.
Ka zhvilluar aktivitetin e tij si mjek në spitalet e Kongregatës duke u kujdesur per dermatologjine dhe onkologjine dermatologjike, me një interes të veçantë për melanomat. Ka qënë drejtues klinike i Institutit Dermopatik të së Papërlyerës (IDI-IRCCS) për 25 vite.



