Një shërbim i ri për studentët: mensa

Me praninë e kënaqshme të dyqind studentëve filloi aktiviteti i mensës, një shërbim i shumëpritur, i cili më në fund do t'i lejojë ata të jenë pjesëmarrës në jetën e kampusit universitar gjatë gjithë harkut kohor ditor.

Struktura është realizuar sipas ndërtimeve të standartit europian dhe është e pajisur me mjete të guzhinës dhuruar nga firma "IDI Farmaceutici" në Pomezia (Itali).

Aktualisht salla mund të marrë 130 vetë, por shumë shpejt do të zgjerohet për të arritur deri në 200 vetë. Ajo administrohet drejtpërdrejtë nga Fondacioni "Zoja e Këshillit të Mirë" me ekspertë të kësaj fushe dhe specialistë në fushën e ushqimit.

Nga mensa do të përfitojnë veçanërisht studentët, të cilët vijnë nga jashtë Tiranës dhe dyzet studentë italianë, të cilët ndjekin Universitetin. Shërbimi është i hapur edhe për personelin që punon në kampus. Menuja, sigurisht, do të jetë në gjuhën shqip dhe italisht.