MASTER UNIVERSITAR I NIVELIT TË DYTË ORTODONCI

Master Universitar i Nivelit të Dytë

Ortodonci

Edicioni i Parë, Viti Akademik 2009-2010

Tiranë

 

Universiteti "Zoja e Këshillit të Mirë" në bashkëpunim me Universitetin "Tor Vergata" të Romës, çel për vitin akademik 2009-2010 Masterin Universitar të Nivelit të Dytë në "Ortodonci", për të ofruar një formim për të gjithë ata që duan të zhvillojnë kompetenca profesionale të nevojshme për të administruar një rast klinik në Ortodonci, që nga diagnoza deri te programimi dhe zbatimi i një plani trajtimi, duke u përgatitur në këtë mënyrë për të përballuar e administruar rastet klinike sipas  teknikave të ndryshme Ortodontike.

Masteri do të shtrihet në 2 VITE Akademike dhe finalizohet me përfitimim e 60 krediteve ECTS/CFU të parashikuara.

 

Art 1 - Objektivat Formues

 

Të diplomuarit në kursin Master të Nivelit të Dytë në Ortodonci duhet:

 

  • Të zotërojnë një njohje të metodikave diagnostike të vlefshme për formulimin e një terapie ortodontike të kompletuar dhe korrekte;
  • Të zotërojnë njohje të teknikave të ndryshme të përballjes fillestare me pacientët ortodontikë të të gjitha fashave të moshës;
  • Të krahasojnë filozofitë e ndryshme ortodontike...
 
 

N150_bando CAMBIATO Ortodonzia albanese.pdf    Shkarko