Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë

Marrëveshje me Universitete të tjera

Vitin e parë akademik 2004/05 ka qenë edhe viti i marrëveshjeve të para mes Universitetit ZKM ne Tiranë dhe tre institucioneve të tjera italiane: Universiteti i Barit, Universiteti Tor Vergata i Romës dhe Universiteti i Milanos. Pastaj kanë vazhduar bashkëpunime të tjera me Universitete shqiptare dhe me Universitetin e Bolonjës.

Me këto marrëveshje partnerët italianë mbështetën nisjen e Universitetit të ri, duke transmetuar dijet e tyre te konsoliduara dhe duke lejuar kështu lindjen e një poli të ri të arsimimit universitar në një Vend në tranzicion të thellë.

Marrëveshjet kanë bërë të mundur lëshimin e titujve të studimit të njohur nga të dy universitet e përfshirë, gjë që u konkretizua me diplomat e para të kurseve tre vjeçare. Për Shqipërinë, e cila ka synim kryesor hyrjen në Bashkimin Europian, fakti i lartpërmnedur është shumë domethënës, sepse te diplomuarit shqiptarë vlerësohen në të njëjtën mënyrë si kolegët e tjerë europiane.

Angazhimi akademik i ndërmarrë nga Universitetet italiane përbën një investim kulturor që shkon përtej raporteve të rëndësishme ekonomike mes dy vendeve, edhe këto shumë të rëndësishme. Këtu duhen përmendur edhe lidhjet reciproke që i kanë rrënjët në shekujt e historisë.