Fondacioni
Qeveria shqiptare i kërkon Nënë Terezës së Kalkutës me origjinë shqiptare të mundësojë ndërtimin e një spitali, projekt ky që u ndërmor më pas nga Fondazioni ZKM falë traditës të Kongregatës në fushën e shëndetësisë. Në vitin 1995 fillon ndërtimi, shpesh herë i ndërprerë për ngjarje të ndryshme duke filluar nga parregullsitë e rendit publik në vitin 1997, me rënien e firmave piramidale, duke vazhduar me luftën e Kosovës dhe eksodin e qindra mijëra refugjatëve kosovarë drejt Shqipërisë. Për një vit Fondacioni administroi një qendër pritjeje.
Në vitin 2004 Fondacioni i dha jetë Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë, siç ishte parashikuar në projektin fillestar. Sot universiteti është një pikë referimi shumë e rëndësishme për mbarë vendin. Për mbështetjen e nismave të ndryshme, bashkëpunojnë Murgeshat e Mëshirës nga Verona, të cilat kanë qënë të pranishme në Shqipëri që nga fillimet e demokracisë. Të njëjtat murgesha, prej vitesh drejtojnë pranë degës së Elbasanit kurse formimi për infermierë. Ndër mbështetësit e këtij projekti të madh duhet përmendur: në veçanti, Kisha Katolike Italiane dhe ndër të tjera, Shoqata pro Ballkanit, Shoqata Dokita dhe Kongregata. Në planin shkencor Fondacioni krenohet me struktura të rëndësishme të angazhuara në sektorin shëndetësor, kërkimor dhe formues: IDI, Elea, Nerviano Medical Sciences, IDI Farmaceutici ecc.



