Depliant Informativo del Università Cattolica "Nostra Signora del Buon Consiglio"
TË DASHUR STUDENTË
Mirëserdhët në Universitetin tonë!
Universiteti ZKM u ofron te rinjve shqiptare dhe te huaj, nje arsimim universitar te nje niveli teresisht europian.
Universiteti Katolik ZKM u ofron të rinjve shqiptarë dhe të huaj, një arsimim universitar të një niveli tërësisht evropian. Ky universitet ka lindur me një synim të qartë: të mbështesë ecjen e Shqipërisë drejt Evropës, duke përgatitur të rinjtë e sotëm për një të ardhme më të mirë. Dhe kjo mund të arrihet vetëm e një arsimim të nivelit të lartë profesional dhe kulturor, sot edhe në Shqipëri.
Kemi krijuar për ju mjedise sa më mikpritëse, ku mund të studjoni me seriozitet dhe të arrini rezultate të larta, e të bëheni profesionistë sa më të mirë. Të studjosh në Universitetin tonë është një privilegj, sepse mund të bësh në Tiranë, atë që mijëra studentë shqiptarë e bëjnë në Itali prej 20 vitesh me sakrifica të mëdha ekonomike e logjistike. Ju presim me kënaqësi në Universitet, për tu njohur më mirë nga afër me
këtë sfidë drejt së ardhmes tuaj profesionale...
"Universiteti Katolik ZKM, është i vetmi në Shqipëri, diploma e të cilit njihet në vendet e Bashkimit Evropian. I rëndësishëm është fakti i sjelljes në Shqipëri të përvojës së Universiteteve Italiane me Profesorë Italianë, me pak fjalë mësimdhënie në nivel Evropian, duke evituar kështu që studentët shqiptarë të mos kenë nevojë të ikin në Itali për studime dhe që diploma e tyre të njihet në Evropë. Universiteti Katolik ZKM me Universitetet partnere të Romës, Bolonjës, Milanos e Barit, japin Diploma të Përbashkëta, Shqiptare dhe njëkohësisht Italiane, të cilat hapin dyert për të sapodiplomuarit që të punësohen në vendet e Bashkimit Evropian. Aktualisht në Universitetin tonë studiojnë edhe një numër i konsiderueshëm studentësh nga Italia. Me pak fjalë Universiteti Katolik ZKM po ndërkombëtarizohet...
Prof. Paolo Ruatti (Rektor i Universitetit ZKM)
Klikoni ketu per te pare broshuren online



