Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë

Know how (Aftësitë e fituara) shkencore

Që nga hapja e veprimtarisë së poliambulancës në 1995, projekti në Shqipëri ka pasur mbështetje të qëndrueshme ekonomike dhe shkencore nga Kongregata e Bijëve te Ngjizjes së Papërlyer, nëpërmjet strukturave të tyre shëndetësore me traditë; duke filluar nga Instituti Dermopatik i së Papërlyerës (IDI) në Romë, i njohur si Institut i Mjekimit dhe Kurimit me Karakter Shkencor (IRCCS).

IDI, përfaqëson një nga qendrat më të rëndësishme dermatologjike në botë, duke kuruar kështu një numër të madh pacientësh në njëqind vitet e veprimtarisë së tij. Atij i është shtuar në dekadën e fundit spitali S. Carlo në Romë, spital i përgjithshëm i konvencionuar, ashtu sikurse dhe IDI është i konvencionuar me Sistemin Shëndetësor Kombëtar Italian.

Veprimtaria e gjatë në fushën e dermatologjisë e IDI-it i ka dhënë jetë kërkimit shkencor dhe ka prodhuar barna dhe produkte kozmetike me ndërmarrjen IDI Farmaceutici (IDI Farmaceutike) të Pomezia-s në Romë. Nga viti 2004 Kongregata drejton në afërsi të Milano-s Nerviano Medical Sciences, qendër kërkimore per barnat kundër tumoreve një nga më të mëdhatë në Europë.

Kjo pasuri e madhe – ndërtuar me përvojën e fituar nga përkujdesja për personat e sëmurë dhe nga kërkimi i vazhdueshëm – vihet në gatishmëri të nismës së Fondacionit ZKM në Shqipëri, sipas frymës së krishterë që karakterizon Entet promovuese.