Poliambulanca funksionon që nga 1995
Një spital lind gjithmonë nga Poliambulanca: mund të themi të njëjtën gjë në rastin tonë. Struktura e re spitalore në “Rruga e Durrësit” do të plotësojë projektin fillestar, i përbërë nga Ambulatori “At Luigji Monti” në “Rruga e Kavajës”, në qendër të qytetit të Tiranës. Poliambulanca ofron shërbim të kualifikuar diagnostikimi dhe terapie, falë bashkëpunimit të specialistëve të ndryshëm. Poliambulanca është e lidhur me Klinikën Odontoiatrike dhe me Qendrën e Riaftësimit dhe Mjekësisë Sportive. E gjithë kjo do të përbëjë kuadrin e plotë të organizimit të spitalit, për të cilin po punohet, në mënyrë që së shpejti të bëhet e mundur hapja e një sektori të parë që do të ofrojë shërbimin e shtrimit.
Struktura e Poliambulancës plotësohet me Laboratorin e analizave klinike dhe atë të Farmacisë, të vendosura po në të njëjtën ndërtesë.



