FRATEL RUGGERO VALENTINI EPRORI I RI I PËRGJITHSHËM 

Fr. Ruggero Valentini është që prej ditës së sotme Epror i Përgjithshëm i Kongregatës "Bijtë e Zojës së Papërlyer", themeluar nga I Lumturi Luigji Monti në vitin 1857.

Fr. Valentini ka dhënë një ndihmesë të rëndësishme në zhvillimin e aktiviteteve të Kongregatës në Shqipëri, të cilat kanë filluar dhe janë drejtuar që prej vitit 1993 nga Fondacioni "Zoja e Këshillit të Mirë".

Me krijimin e Universitetit ZKM në vitin 2004, Fr. Valentini ka qenë Zv. Rektor, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2006, kur u emërua President i "Fondacionit ZKM, duke drejtuar futjen e programimeve në administrimin e aktivitetit dhe duke marrë pjesë aktive në zbatimin e të gjitha veprimtarive edukuese dhe shëndetësore të Fondacionit në Shqipëri.

Ky lajm i gëzueshëm e përforcon dëshirën e Atë Montit që të gjithë rregulltarët e Kongregatës të quhen "vëllezër" mes tyre.

Pas 110 vitesh të humbjes së Themeluesit (1900) - i cili edhe vetë qe një laik i shuguruar - është hera e parë që Eprori i Përgjithshëm është një pjesëtar i Kongregatës, por jo meshtar.

 (Në foto çasti i dorëzimit të detyrës Eprorit  të ri të përgjithshëm (në të majtë) nga Atë Aurelio Mozzetta.)