Diplomohen 8 studentë të tjerë të degës Odontoiatri dhe Proteza Dentare 

Më datë 16 korrik 2010 pranë Universitetit "Zoja e Këshillit të Mirë" u zhvillua Provimi i Mbrojtjes së Diplomës për degën Odontoiatri dhe Protezë Dentare të Fakultetit të Mjekësisë.

Komisioni i Diplomimit përbëhej nga 7 anëtarë, Profesorë të Universitetit të "Tor Vergata"-s në Romë dhe njekohesisht lektore ne programin e perbashket te studimit te Universitetit ZKM me Universitetin Tor Vergata te Romes

Në këtë sesion u diplomuan 8 studentë të cilët mbrojtën tematika të ndryshme teorike dhe eksperimentale shumë interesante në Disiplinat e Ortodoncisë, Kirurgjisë Orale, Pedodoncisë dhe Odontoiatrisë Konservative, rezultati i të cilave ishte më se i kënaqshëm dhe i vleresuar mjaft mirë nga ana e Komisionit të Diplomimit dhe nga vetë Presidenti i tij, Prof. Alberto Barlattani, i cili shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin e tij për nivelin e përgatitjes së këtyre studentëve. Diplomimi kurorëzoi punën impenjative të studentëve.

Ky është provimi i dytë i diplomimit në këtë degë, pas atij të zhvilluar më datë 18 dhjetor të vitit 2009, në të cilën u diplomuan studentët e parë të degës Odontoiatri dhe Protezë Dentare në këtë Universitet.