Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë

Shumë shpejt diplomat e para në Farmaci 

Universiteti i Studimeve i Milanos ka organizuar në bashkëpunim me Universitetin ZKM proçedurën për mbrojtjen e diplomës së dyfishtë në Farmaci, që lëshohet nga të dy Universitetet. Arritja e këtij pikësynimi përbën një sukses edukues me vlerë të padiskutueshme të nivelit ndërkombëtar, për të cilën pedagogët e Universitetit milanez punuan gjatë këtyre viteve me këmbëngulje, aftësi dhe gatishmëri të madhe.

Për këtë arsye gjatë muajve në vijim do të njihet diploma e parë e dyfishtë e fituar nga një student, i cili ka frekuentuar Universitetin tonë në Tiranë dhe disa module edukuese në Milano. Arritja e këtij qëllimi do të jetë një hap tepër i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e një bashkëpunimi pozitiv dhe për zhvillimin e sistemit universitar shqiptar, i cili dëshiron të integrohet plotësisht me atë europian.

Këto vite të një pune mjaft të madhe kanë mundësuar që të përcaktohet  plotësisht plani i studimit në përputhje me eksperiencën mësimore të Universitetit të Milanos dhe të realizohen strukturat e nevojshme për mësimdhënie, si laboratori kimik dhe laboratori i teknikës farmaceutike, të cilët përbëjnë një xhevair në Universitetin tonë.

Fakulteti i Farmacisë së Tiranës është hapur me dëshirën këmbëngulëse të prof. Rodolfo Paoletti-t, president nderi i Milanos dhe sot drejton Fakultetin tonë. Projekti është vazhduar me një gatishmëri të madhe nga prof. Cesare Sirtori, Dekani i sotëm i Milanos. Në foto: të dy dekanët po presin shiritin e inaugurimit të laboratorit të teknikës farmaceutike. (20/05/2010)