Shumë shpejt diplomimet e para në Mjekësi dhe Kirurgji
Janë në fazë përpunimi diplomat e para në Mjekësi e Kirurgji, që njihen bashkarisht nga Universiteti Tor Vergata (Romë) dhe Universiteti ZKM. Është fjala për një sukses të arritur me këmbëngulje nga dy Universitetet duke përballuar gjashtë vite aktiviteti të përbashkët në një projekt që parashikonte krijimin e një Fakulteti të ri në tokën shqiptare.
Iniciativa e promovuar prej rektorit të atëhershëm të Tor Vergatës, prof. Alessandro Finazzi Agrò vazhdoi falë mbështetjes së rektorit në detyrë prof. Renato Lauro, i cili së fundmi vizitoi Universitetin tonë dy herë. Fakulteti i Mjekësisë i Tor Vergatës sot drejtohet nga prof. Giuseppe Novelli është i pranishëm në Shqipëri përmes bashkëpunimit në katër kurse studimi.
Tashmë mbrojtja e diplomave të ardhshme nga studentët e parë do të jetë një kënaqësi e madhe për mjaft pedagogë që punojnë në Tiranë që nga viti 2004, e cila më në fund tashmë po jep frytet e veta. Në foto: rektori i Universitetit Tor Vergata prof. R. Lauro në një vizitë të tij në Tiranë (20/05/2010).



