Prof. Bruno Berra, docent dhe mik 

Dje na ka lënë papritur prof. Bruno Berra, docent Biokimie në Fakultetin e Farmacisë. Ka qenë një ndër profesorët e parë të Universitetit të Milanos - partner në këtë nismë të madhe - që ka ardhur në Tiranë për t'i dhënë fillim Fakultetit tonë. Univeristeti ZKM ruan për të një kujtim të paharrueshëm për pasionin, bujarinë dhe kompetencën që ka treguar në këto vite bashkëpunimi.

Ja çfarë i shkruan rektori prof. Paolo Ruatti dekanit të Fakultetit të Milanos prof. Cesare Sirtori:

"Humbja e Prof. Bruno Berra ka goditur në brendësi bashkësinë tonë universitare.

Duke e kujtuar me dhembje të thellë duam të kujtojmë dhuntitë dhe vetitë e tij të mëdha si kërkues dhe si docent, por mbi të gjitha njerëzimin e tij të thellë që e ka bërë aq të dashur dhe të vlerësuar nga të gjithë. Duke na dashur neve dhe Universitetin "Zoja e Këshillit të Mirë" ishte thellëshisht i motivuar dhe besonte në idealet e projektit tonë të përbashkët në Tiranë.

I është dhënë bujarisht mësimdhënies dhe bashkë me ne projektonte shumë gjëra për të ardhmen.

Ka ndjekur në mënyrë krejt të veçantë studentët e Farmacisë që i donte, i mbështeste dhe donte që të rriteshin si nga ana kulturore ashtu edhe njerëzore.

Largimi i tij nga kjo jetë na shkakton dhimbje dhe shkurajim. Si të krishterë lartësojmë një lutje për shpirtin e tij.

Në kujtim të tij duam t'i japim më shumë forcë angazhimit tonë.

Në emër të gjithë Universitetit tonë ju drejtoj juve Z. Dekan dhe gjithë Fakultetit, ngushëllimet tona më të thella." (22/04/2010)