Mjekësi: praktika mësimore të studentëve në Itali
Vazhdojnë dhe shtohen përvojat profesionale të studentëve të UNIZKM në Itali. Në javët e ardhshme, pikërisht viti i 5-të dhe i 6-të i Kursit të Studimit në Mjekësi do të kryejnë praktikën mësimore në spitalet italiane, në plotësim të praktikës së filluar në Spitalin e Durrësit, me të cilin UNIZKM ka një marrëveshje bashkëpunimi.
Në Itali, studentët e vitit të 5-të do të ndjekin praktikën mësimore në Spitalin e Universitetit Tor Vergata të Romës, institucion ku zhvillojne aktivitetin e tyre klinik pjesa më e madhe e pedagogëve të fushës klinike, të cilët vijnë në Tiranë për mësimdhënie në Fakultetin tonë të Mjekësisë.
Ndërsa studentët e vitit të 6-të, që janë tashmë afër përfundimit të studimeve të tyre, do të shkojnë në spitalet "IDI" dhe "San Carlo" në Romë. IDI është një spital mjaft i njohur dhe reference për specialitetin e dermatologjisë (Institucion Shtrimi dhe Kurimi me Karakter Shkencor) dhe San Carlo është një spital i përgjithshëm dhe mjaft i zhvilluar në këto vitet e fundit, sidomos në disa drejtime klinike. (06/04/2010)



