Ekonomi: studentë të UNIZKM në Festivalin e Trentos 

Për të pestën herë rradhazi disa studentë të Universitetit do të marrin pjesë në Festivalin e Ekonomisë të Trentos, që ka arritur në edicionin e tij të pestë pas miratimeve të shumta për oganizimin e tij e për pasurinë e përmbajtjes. Këtë vit ky festival do të zhvillohet nga data 3 deri në datën 6 qershor dhe do të ketë si temë: "Informacione, zgjedhje, zhvillim".

Është fjala për një ngjarje të nivelit ndërkombëtar që  karakterizohet nga prania e figurave të nivelit të lartë kulturor e shkencor (shiko komunikatën bashkangjitur të shtypit) dhe nga një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e publikut, çka e bën qytetin alpin të Trentos të jetë për disa ditë kryeqyteti i ekonomisë.

Studentët tanë të kursit të studimit në Ekonomi Ndërmarrjeje janë ftuar nga organizatorët e Festivalit bashkë me të tjerë të rinj nga Universitete të tjera italiane.

Nga kjo seli dëshirojmë t'i falenderojmë ata që kanë treguar një ndjeshmëri mjaft të madhe meqë me eksperienca të tilla të kësaj fushe studentët tanë mund të hapen drejt realiteteve të reja (08/03/2010).