Universiteti ZKM: Një seli në Itali
Ministria italiane e Arsimit, e Universitetit dhe e Kërkimit (MIUR) ka autorizuar përjashtimin nga taksat për aktivitetet e kryera në "Bel Paese" të Degës së Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë (UNIZKM).
Kjo Degë organizon aktivitetin e saj mësimor që ka si objekt zhvillimin e studimit në tokën italiane për lëndët që janë pjesë e programeve mësimore apo të kërkimit të Universitetit tonë.
Bashkëpunimi i frytshëm që vazhdon me Universitetet shtetërore të Barit, të Romës dhe të Milanos për shtatë kurse studimi tani ka rregull arritjen e objektivave të reja edukuese në një perspektivë ndërkombëtarizimi. Vemë në pah që UNIZKM ka firmosur marrëveshje edhe me institucione të tjera për realizimin e masters. Është fjala për këto Universitete: Universiteti Katolik i Zemrës Krishtit të Milanos (selia e Romës), Universitetet shtetërore të Bolonjës dhe Palermos.
Për Shqipërinë kjo mundësi përbën një urë të re bashkëpunimi universitar me Europën dhe në veçanti me Italinë, e cila është edhe parnerja kryesore. Në një fazë historike që e sheh "Vendin e Shqiponjave" të synojë me vendosmëri hyrjen në Bashkimin Europian këto fakte zbulojnë angazhimin e UNIZKM për një bashkëpunim shkëmbimi që mos të mbarojë vetëm në marrëdhënie ekonomike.



