Filloi Masteri në administrimin shëndetësor

Sipas planit të zhvillimit të Kompleksit Spitalor Universitar ZKM është aktivizuar edhe masteri i nivelit të II "Organizim dhe Administrim i Institucioneve e Shërbimeve Shëndetësore", që kryhet në bashkëpunim me Universitetin Katolik (selia në Romë).
Qëllimi i iniciativës është që t'u ofrohet një mundësi studimi atyre që duan të zhvillojnë aftësi profesionale të nevojshme për drejtimin me sukses të proçeseve organizative dhe strategjike në sektorin shëndetësor.
Masteri zhvillohet nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Politike dhe ka patur interes të veçantë. Studentët e këtij Masteri vijnë nga institucione të ndryshme shëndetësore publike dhe private.
Universiteti "Zemra e Krishtit" i Milanos me selitë e e tij në Itali është Universiteti Katolik më i madh në Europë dhe në ditët e sotme ze një vend të spikatur edukues për më tepër se 50 mijë studentë. Ky Universitet është pikë referimi për shoqërinë civile italiane dhe në auditort e tij janë edukuar mjaft figura që kanë qenë pjesë e qeverisë së Italisë të pas Luftës së II. (12/02/2010)



