Infermierë dhe Fizioterapistë: njohja e titujve profesionalë për ushtrimin e profesioneve në Itali

Ministria Italiane e Shëndetësisë i ka njohur diplomat e përbashkëta me Universitetin e "Tor Vergatës" të Romës që u mbrojtën gjatë muajit nëntor në Universitetin tonë. Shënimi i Ministrisë saktëson se të diplomuarit "mund të ushtrojnë aktivitetin përkatës profesional në Itali". Se sa i rëndësishëm është ky veprim - që publikohet në çdo sezon diplomimi - është e thjeshtë të kuptohet dhe i bën kurset dhe universitetin tonë shumë tërheqëse për Institucionet shëndetësore italiane (dhe europiane).
Kjo njohje ka autorizuar IPASVI-n (Urdhëri i infermierëve italianë) të njoftojë të gjitha selitë e saja periferike se këto diploma "i lejojnë ata që e kanë fituar këtë diplomë të ushtrojnë aktivitetin e infermierit në Itali, dhe pra të kërkojnë regjistrimin në urdhërin e infermierit, duke paraqitur drejtpërdrejtë diplomën që ata zotërojnë. Pra, ata që dëshirojnë ta ushtrojnë profesionin e tyre në Itali, nuk duhet të përballen me proçedura të tjera të gjata e kërkesa sipas ligjit.
Bashkangjitur mund të lexoni dhe tekstet origjinale. (28/12/2009)
Albania 24-25 nov 09.PDF Download
Circolare 31-2009.pdf Download



