Autombulancë: një dhuratë e Kryqit të Kuq Italian (CRI)

(09/09/09) Prof. Maria Teresa Letta, e dërguara e Kryqit të Kuq Italian (CRI) për Ballkanin mbërriti në Tiranë me tetë vullnetarë të Rajonit të Abrucos dhe Lacios për t'i dorëzuar zyrtarisht Fondacionit "Zoja e Këshillit të Mirë" një autoambulancë për trasportin e të sëmurëve.
Delegaconi u prit nga z. Zamir Muça, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar, i cili u kujdes për të gjitha proçedurat burokratike, dhe nga presidenti i Fondacionit tonë fr. Ruggero Valentini.
Automjeti do të përdoret për transportin e personave që kanë vështirësi në lëvizje, të cilët u drejtohen strukturave shëndetësore të Fondacionit në Tiranë: Poliambulanca Atë Luigji Monti që ndodhet në rrugën e Kavajës, nr.120 (tel. 2232021), Qendra e Rehabilitimit (tel. 2273296) e Klinika odontoiatrike (tel. 2273294) që ndodhen në Universitetin ZKM, rruga e Durrësit. Familjet të cilat e quajnë të nevojshme të përfitojnë nga kjo mundësi mund t'ju drejtohen drejtpërdrejt këtyre strukturave.
Automabulanca është caktuar edhe për mbështetjen e iniciativave të solidaritetit që promovohen nga Fondacioni në rajonet më të varfra të Vendit.
Me këtë dhuratë Kryqi i Kuq Italian ka ditur të nisë një bashkëpunim që sigurisht në të ardhmen do të ketë zhvillime të mëtejshme, duke përfshirë dhe Kryqin e Kuq Shqiptar, i cili gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e vet për veprim.



