Laboratori Farmaceutik: Karakteristikat

Një laborator modern farmaceutik u realizua nga firma italiane Labosystem për t'i ardhur në ndihmë aktivitetit formues të Degës së Farmacisë. Laboratori, i pajisur në detaj për praktikat mësimore të analizave sasiore dhe cilësore të principeve aktive, është i pajisur me 9 kapa të mëdha kimike dy vëndëshe të komanduara me mikroprocesorë të realizuar sipas standarteve të normativës UNI EN ISO 9001:2000 në përputhje me markën CE, reaktivët dhe substancat janë në përputhje me Ph.Eu V, dispositivët e sigurisë, sikurse janë dollapët e ajrosur për reagentët, dollapët e sigurisë për acidet dhe bazat, dushet dhe larëset e emergjencës për sytë. Hapësirat e mëdha me ajër të kondicionuar brenda laboratorit, mobilimi komod, materialet dhe instrumentat në dispozicion të secilit student, të realizuar me materiale mjaft cilësore dhe rezistente ndaj gërryerjeve kimike, lejojnë zhvillimin e laboratoreve dhe analizave të ndryshme me komoditet dhe siguri.
Laboratori, që aktualisht ka filluar të jetë operativ, përbën një risi të vërtetë në Shqipëri për cilësinë e tij dhe instalimet perfekte të kryera në bashkëpunim me personelin teknik të Universitetit. Mobilimi i tij është më moderni sot në treg përsa i përket funksionimit, profesionalizmit dhe sigurisë


