Aplikim interneti për administrim spitalor

Po futet një program i ri interneti HOpera i realizuar në bashkëpunim me New Sysline (Milano). Ai do të paraqitet publikisht gjatë zhvillimit të një ceremonie të programuar ditën e enjte datë 28 maj, e cila do të zhvillohet në Aula Magna të Universitetit në orën 16.00.
Kjo zgjidhje përfshin një paketë aplikimesh software të integruar për informatizimin e aktivitetit shëndetësor të Fondacionit "Zoja e Këshillit të Mirë".
HOpera i përgjigjet qëllimeve dhe kërkesave specifike të Klinikave publike e private dhe jep një mjet kontrolli të sistemit sipërmarrës për një profil shëndetësor.
Futja e një programi administrimi shëndetësor krejt të ri dhe të përparuar përbën një model referimi për mbarë Shqipërinë, po kështu edhe një mundësi formimi për studentët që diplomohen në shëndetësi dhe ekonomi.
Një paraqitje e Paketës aplikative HOpera do të bëhet ditën e enjte datë 28 maj në orën 16.00 pranë Aula Magna të Universitetit ZKM.(11/05/2009)



