Inaugurami i laboratorit të ri farmaceutik

U bë i mundur nga firma Labosystem prej Rovellasca (Itali) një laborator modern farmaceutik i përcaktuar për aktivitetin formues të kursit të Farmacisë. Laboratori, i pajisur me nëntë kapa thithëse me aksesorë shumë të mirë, përbën një risi të jashtëzakonshme në Shqipëri për cilësinë e produktit dhe instalimin shumë të mirë të kryer në bashkëpunim me teknikët e Universitetit.
Inaugurimi është caktuar ditën e enjte me datë 28 maj në orën 16.00 dhe për këtë ngjarje janë ftuar autoritete e personalitete akademike.
Me këtë laborator proçesi i formimit po bën edhe një tjetër hap përpara në përgatitjen e një brezi të ri profesionistësh që t'u përgjigjen kërkesave me të cilat bota farmaceutike shqiptare përballet në prag të integrimit të shumëpritur në Europë.
Ashtu sikurse dihet kursi i farmacisë bëhet në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Milanos prej të cilit vijnë docentë për aktivitetet didaktike. Diploma, pra, njihet nga Universiteti milanez dhe në vitin 2010 studentët e parë do të diplomohen.
Shiko programin e inaugurimit.(11/05/09)
labo_poster.pdf Download



