Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë

Biblioteka: rritet bashkë me Universitetin

Biblioteka e Universitetit ZKM mundi të fillojë aktivitetin e vet me fondin e librave të Shoqatës Vullnetare Dokita, që kishte rreth 2000 tituj. Edhe pse një bibliotekë e re ajo vazhdimisht është pasuruar duke arritur sot në 11.000 tituj, libra dhe revista të disiplinave të ndryshme të klasifikuara në një program Data Base që përditësohet çdo ditë me mbërritjen e titujve të rinj (libra, revista, CD, DVD, VHF). Dhurimet vijnë nga burime të ndryshme: bashkëpunëtorë universitarë italianë nga Milano, Roma, Bari, Ambasada Italiane në Tiranë, CIC. Data Base mund të përdoret prej të gjithë të interesuarve në mjedisin universitar si edhe nga secili komputer i laboratorit të Informatikës.


Klasifikimi i librave dhe i revistave është standartizuar sipas OPAC (On Line Pubblic Access Catalogue).
Katologimi ynë ndjek skemën e sistemit dhjetor të Dewey. Kjo skemë i ndan problematikat e ndryshme në atë mënyrë që e thjeshtëzon kërkimin bibliografik nga ana e përdoruesit. Biblioteka numëron një numër të madh tekstesh - shkollorë dhe profesionalë - në fushën mjekësore, infermieristike, fizioterapeutike, ekonomike, sociologjike, psikologjike, kulturore, politike, historike, gjuhësore, enciklopedike në disa gjuhë. Prania e personelit të diplomuar për administrimin e bibliotekës dhe me mjaft eksperiencë në këtë fushë bën të mundur që studentëve dhe pedagogëve t'u ofrohet një shërbim i kualifikuar.